Skip to content
Kryesore

Sherr me thika mes adoleshentëve në Dibër, një i plagosur

· 1 min lexim

Një konflikt mes të rinjve në Peshkopi ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 20-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje për motive të dobëta, ku 19-vjeçari E. E., banues në Peshkopi, dyshohet se ka goditur me thikë të riun, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe po vijon kërkimet për kapjen e tij. Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe shtetasit A. P., K. Xh., të dy 19 vjeç, dhe O. E., 20 vjeç, të cilët dyshohet se kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes, por nuk kanë kallëzuar rastin.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.