Skip to content
Të Gjitha

Plagoset me armë zjarri një i ri në Tiranë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë.

Sipas “Balkanweb”  një person është paraqitur në spital me plagë në këmbë, të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur pranë Sanatoriumit, në zonën e Saukut.

I plagosuri, Santi Xhaferi, 38 vjeç, është dërguar menjëherë në spital, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas raportimeve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.