Skip to content
Të Gjitha

Plagoset gjatë punës 32-vjeçari që punonte në ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç, niset drejt Traumës

· 1 min lexim

Është plagosur në vendin e punës ditën e sotme një 32-vjeçar banues në Korçë.

Mësohet se  rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore i A. K., 32 vjeç, banues në Korçë.

Sipas informacioneve zyrtare të policisë 32-vjeçari është dëmtuar gjatë punës, pasi ishte i punësuar nga një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.  Ndërkohë i plagosur është nisur drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/ Informacion paraprak.

Rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marë ndihmë mjeksore shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është dëmtuar gjatë punës, pasi ishte i punësuar nga një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.

Shtetasi i mësipërm u transportua për në  spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.