Skip to content
Të Gjitha

Pezullohet puna në ambasadën greke në Tiranë, shkak përhapja e Covid-19

· 1 min lexim

Procesi dhënies së vizave nga Ambasada Greke në Tiranë është pezulluar ditën e sotme.

Në njoftimin e ambasades greke thuhet se shkak për pezullimin e këtij shërbimi është bërë COVID-19. Duke qenë se situata po rëndohet, ky institucion ka vendosur mbylljen e këtij shërbimi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Gjithashtu njoftohen aplikantët e vizave që duan t’u kthehen pasaportat e tyre, që të kontaktojnë autoritetet konsullore.

Νjoftimi i ambasadës

 Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar.

Si rrjedhoj, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullor”, thuhet në njoftimin e ambasadës.