Skip to content
Të Gjitha

Pëson atak kardiak, humb jetën 64- vjeçari në plazhin e Durrësit

· 1 min lexim

DURRËS

Edhe këtë verë, janë shënuar disa viktima në plazhet e vendit tonë.

Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë në plazhin e Durrësit një burrë 64 vjec me inicialet Sh.Xh.

Policia tha se burri nga Patosi ka pëuar atak kardiak, menjëherë pasi ka dalë nga uji.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në lagjen nr.13, Durrës, tek “Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme”, shtetasi Sh.Xh., 64 vjeç, banues në Patos, pasi ka dal nga uji nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.