Skip to content
Të Gjitha

Përzgjidhen prokurorët që do të hetojnë dosjen “184”

· 1 min lexim

Ditën e sotme janë zbuluar edhe emrat, që do të hetojnë dosjen “184”, e cila flet për shitblerjen e votave në zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës në 2016-ën.

Dosja më bujshme e muajve të fundit do t’i besohet Rifat Kojkut dhe Belina Zenelit, shkruan Faxweb.

Këto emra janë përzgjedhur nga drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës.

Kujtojmë këtu se Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën për këtë dosje, duke ja kaluar çështjen Prokurorisë së Dibrës.

Fillimisht ky organ e refuzoi kalimin e dosjes, për shkak se prokurori, Klodian Braho ndryshoi cilësimin juridik, nga “Grup i strukturuar kriminal” në “Bashkëpunim të thjeshtë”.

Në kushtet e kësaj përplasjesje, ka ndërhyrë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, e cila ka marrë vendimin përfundimtar.

Pjesë e dosjes “184”, janë bisedat për blerjen e votës, ku në mesin e tyre dëgjohen edhe zyrtarë të lartë socialistë, që nga deputetët e deri në rangje ministrash.