Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përplasja me armë në Peshkopi! Policia reagon me vonesë: 33-vjeçari tentoi të vriste një person (Emrat)

14:38 08/06/2023
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e djeshme një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë, teksa fillimisht ditën e sotme lajmi është bërë i ditur nga mediat.  Më pas ka reaguar dhe Policia e Shtetit e cila ka dhenë detaje mbi sherrin që ka degraduar deri në shpërthim të armëve të zjarrit.  Blutë bëjnë me dije se Ardit Aldedja, 33 vjeç, është shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste me armë një person, pas një sherri banal.  Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe Klement Aldedja, Indrit Belba, Xherdan Korimani, pasi ndihmuan 33-vjeçarin të largohej pas ngjarjes.

Reagimi i plotë i policisë:

Tentoi të vriste me armë zjarri pistoletë, një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet 33-vjeçari dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Shpallen në kërkim dhe 3 shtetas të tjerë, pasi ndihmuan 33-vjeçarin të largohej pas ngjarjes.

Vihet në pranga një 30-vjeçar, pasi bashkëpunoi me këta 3 shtetas, për të ndihmuar 33-vjeçarin të largohej, duke e marrë në automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në qytetin e Peshkopisë, një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri një shtetas tjetër me të cilin ishte konfliktuar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

  1. A., 33 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale ‘Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë;
  2. A., 28 vjeç, I. B., 23 vjeç dhe Xh. K., 20 vjeç, të tre banues në Peshkopi, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi A. M., 30 vjeç, për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. A., pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S. A., 20 vjeç, banues në Peshkopi.

Pas ngjarjes, shtetasi A. M. (tashmë i arrestuar), së bashku me shtetasit K. A., I. B. dhe Xh. K. (të shpallur në kërkim), kanë ndihmuar shtetasin A. A. që të largohej nga vendi i ngjarjes, duke e marrë në automjetin e tyre.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë, me qëllim kapjen e shtetasit A. A. dhe të 3 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)
Aktualitet

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

Nga maja e Dajtit, Tirana duket sikur merr frymë me vështirësi. Në ditët kur qielli duhet të jetë i kthjellët,...

12:17 18/06/2026
EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën
Aktualitet

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

Zhvillimet në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e organizatave ndërkombëtare mjedisore dhe institucioneve...

12:09 18/06/2026
Para
BIRN: Akuzat ndaj Vangjush Dakos provohen edhe nga pamjet e marra në Google Maps dhe Google Earth

BIRN: Akuzat ndaj Vangjush Dakos provohen edhe nga pamjet e marra në Google Maps dhe Google Earth

Lajmet e fundit

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

12:17 18/06/2026
EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

12:09 18/06/2026
Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, kapet në Mal të Zi 40-vjeçari që dyshohet se fshehu makinën e autorëve

11:40 18/06/2026
Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip