Skip to content
Kryesore

Përplasi për vdekje këmbësoren, jepet vendimi për mjekun

· 1 min lexim

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” për mjekun radiolog Ermir Mahilaj, i akuzuar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Mahilaj, 54 vjeç, aksidentoi për vdekje këmbësoren 62-vjeçaren Hëna Maxhalaku, banuese në Tiranë, mbrëmjen e së premtes, më 8 Nëntor.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Humelicë, në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë.

Si pasojë e përplasjes 62-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje.