Skip to content
Aksident

Përplaset nga furgoni 7-vjeçarja në Lezhë, arrestohet drejtuesi

· 1 min lexim

Një fëmijë 7 -vjeç, nxënëse e klasës së parë është përplasur nga një furgon ditën e sotme, në Shënkoll të Lezhës.

7 -vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

E mitura po kthehej nga shkolla në momentin e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë pak minuta pas ngjarjes, specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, arrestuan në flagrancë  për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin P.F, 56 vjeç, banues në Lezhë. Automjeti  është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.

Drejtuesit të automjetit i është bërë dhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool (0.00 mg/l). Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.