Skip to content
Të Gjitha

Përmbyset varka në Durrës, dyshohet se një person mund të jetë mbytur (Emrat)

· 1 min lexim

Një varkë peshkimi me dy peshkatarë brenda është përmbysur në detin Adriatik, në zonën e Currilave, Durrës.

Ndonëse nuk ndodheshin shumë larg bregut, ideja për të peshkuar ditën e sotme nuk ka rezultuar e mirë pasi deti ka qenë me dallgë dhe i trazuar, duke shkaktuar përmbysjen e varkës.

Një nga personat ka mundur të dalë në breg, ku është ndihmuar edhe nga persona të tjerë që ndodheshin aty, ndërsa personi tjetër nuk gjendet ende.

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin, Ilir Bardheti, i cili është transportuar me urgjencë për në spital dhe 52-vjeçarin Ardian Merkuri i cili dyshohet se është mbytur.

Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet me mjete lundruese si dhe janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen e tij.