Skip to content
Politikë

Përjashtimi i deputetëve demokratë, reagon Gazment Bardhi

· 1 min lexim

Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të komisionit të Etikës për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike. Sipas Bardhit, përjashtimi i opozitës nga Kuvendi, tregon se sa frikacak dhe i vogël është Edi Rama, ndërsa nuk ka ngurruar të paralajmërojë se çfarë do të ndodhë pas këtij vendimi

Deklarata e plotë e Gazment Bardhit

Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin!

Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës.