Skip to content
Të Gjitha

“Perimetri do mbyllet përsëri”, Rama thirrje qytetarëve: Mos lëvizni jashtë Tiranës dhe Durrësit

· 2 min lexim

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, qeveria ka marrë disa masa shtrënguese.

Prej dy ditësh në rrugët e vendit policia dhe ushtria kanë ngritur pika kontrolli, për të mbikëqyrur personat që nuk respektojnë rregullat e karantimimit.

Gjithashtu kryeministri Edi Rama gjatë ditës së djeshme dha urdhër për ndërprerjen e qarkullimit të makinave private deri në mesnatën e së dielës.

Policia ka ndaluar mbi 500 shoferë, që nuk kanë zbatuar urdhërin e kryeministrit.

Ky i fundit paralajmëroi pak më parë, se shoferët që kapen, do t’u hiqet patenta dhe nuk do të lejohen të futen në kursin e patentës për disa vite.

Në një postim të fundit, shefi i qeverisë u ka bërë thirrje qytetarëve, që janë larguar nga Tirana, që të futen brenda perimetrit të blinduar gjatë hapjes së rrugëve.

Ndërsa qytetarëve që jetojnë në Durrës e Tiranë, Rama u bëri thirrje që të mos lëvizin jashtë këtij perimetri, pasi me gjasa do të mbyllet përsëri.

Postimi i Ramës

KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË LARGUAR PËR FUNDJAVË TË GJATË NË KORÇË OSE GJETKË, TË SIGUROHET TË HYJË NË PERIMETRIN E BLINDUAR GJATË HAPJES SË RRUGËVE HYRËSE, PAS MESNATËS TË SË DIELËS DHE JO MË VONË SE ORA 08.00 E MËNGJESIT.

KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË AKTUALISHT BRENDA PERIMETRIT, TË SIGUROHET QË TË MOS PLANIFIKOJË LËVIZJE JASHTË PERIMETRIT NË FILLIMJAVËN E ARDHSHME (DUKE SHFRYTËZUAR HAPJEN E RRUGËVE NGA E DIELA NE MESNATË DERI TË HËNËN NË 08.00) SEPSE MUND TË MOS RIHYJË DOT!

SIPAS TË GJITHA GJASAVE PERIMETRI TR/DR DO TË MBYLLET PËRSËRI!

FRIKË JO, KUJDES PO!

Në vendin tonë janë regjistruar 33 të infektuar dhe 1 viktimë nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se tre pacientët e parë janë drejt rekuperimit.