Skip to content
Aktualitet

Përgjimet e “Bild”, Pjerin Ndreu: Thuaji të deklarojë votën, ndryshe tregoja se ku fluturon

· 2 min lexim

Siç e paralajmëroi gazetari i Bild se mbasditen e sotme do publikoheshin përgjime të reja për blerjen e votës, kjo ka pak minuta që ka ndodhur. Rrjeti është mbushur me publikimet e reja ku janë zbardhur përgjimet skanda nga radhët e PS për blejen e votës.

Ai që ka rënë në përgjimet e Bild është edhe ish-deputeti i PS, Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për bashkinë e Lezhës.

Në përgjimet e publikuara me drejtorin e Drejtorisë Arsimore Dibër, Drini Gjeçi, i kërkon këtij të fundit që të marrë drejtorin e shkollës së Reçit dhe të deklarojë votën, ose në të kundërt do të fluturojë nga puna.

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjesi

Drini Gjeci: Mirëmëngjesi

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam

Drini Gjeci: Si kalove?

Pjerin Ndreu: Bëji një telefon këtij Reshat Elezit, këtij drejtorit të Reçit. Thuaji drejtorit të shkollës të deklarojë voton hapur se ato “sms” që i çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndshme. Të deklarojë votën hapur për PS-në.

Drini Gjeci: Flas unë me atë.

Pjerin Ndreu: Të deklarojë votën hapur ose të gjejë vend e të futet.