Skip to content
Të Gjitha

“Përgjegjësia e situatës në Kakavijë është vetëm mbi qeverinë shqiptare”, presidenti Meta kritikon qeverinë për vonesën e krijuar

· 1 min lexim

Ditën e sotme replikat në distancë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama për krizën e emigrantëve në pikat kufitare me Greqinë gjatë këtyre ditëve nuk kanë të ndalur.

Me anë të një postimi në Facebook, presidenti Meta shkruan, se për situatën e krijuar është përgjegjëse qeveria shqiptare, e cila nuk reagoi në kohën e duhur.

Sipas Metës kjo është e pafalshme dhe tregon papërgjegjshmërinë e qeverisë për të reaguar në kohë.Në fund presidenti Meta i kërkoi falje edhe njëherë qytetarëve shqiptarë, të cilët u torturuan dhe përjetuan sakrifica të jashtëzakonshme për 4 netë me radhë në Kakavijë.

Reagimi i Metës:

Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të Republikës.

PËRGJEGJËSIA është VETËM MBI QEVERINË shqiptare dhe shtetin.

Kjo është e PAFALSHME dhe e PAPRANUESHME sepse është vetëm PAPËRGJEGJSHMËRI!

Ju SEARCHJ NDJESË, si President i Republikës, të gjithë qytetarëve tanë, të cilët kaluan ato ditë dhe netë me sakrifica të jashtëzakonshme! 🇦🇱

https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/3263145500398367/?vh=e&extid=CAZEnmDAOdQF3SwU