Skip to content
Të Gjitha

Përfaqësuesi i PD largohet nga tryeza e reformës zgjedhore, reagon Hajdari: Më mirë që ikën

· 1 min lexim

Ditën e sotme ka nisur punën tryeza e OSBE për reformën zgjedhore.

I pranishëm në punimet e kësaj tryeze ishte edhe sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso.

Ky i fundit u largua pak momente më parë, pasi referoi fjalimin e tij.

Siç raporton “Dosja.al”, pas largimit të tij, ka reaguar deputetja Rudina Hajdari.

“Më mirë që ikën, ç’i do këtu”, mësohet të ketë thënë Hajdari.

Reforma zgjedhore është një nga prioritetet e forta të BE-së në Shqipëri, pas miratimit të reformës në drejtësi.

Kujtojmë se mbledhja e sotme nisi me tensione, pasi pati një përplasje mes deputetëve Damian Gjiknuri dhe Kujtim Gjuzi.