Skip to content
Aktualitet

Për dy javë nisin fluturimet, merret vendimi për doganën e aeroportit të Kukësit

· 2 min lexim

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për hapjen e doganës së aeroportit të Kukësit rreth dy javë para nisjes së fluturimeve që janë përcaktuar për datën 18 prill. Sjtrirja e zonës doganore do të jetë në një sipërfaqe prej 781 682 m2, ndërsa me zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Financve dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Vendimi ka hyrë në fqui menjëherë dhe është botuar në fletoren zyrtare.

Vendimi i plotë:

“V e n d i m për krijimin, shtrirjen territoriale dhe klasifikimin e zonës doganore, aeroporti ndërkombëtar i Kukësit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Krijimin e zonës doganore të përhershme, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë.

Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 781 682 m2, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”