Skip to content
Të Gjitha

Për çfarë akuzohet? Arrestohet në zyrë ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

· 1 min lexim

Ditën e sotme SPAK ka vënë në pranga ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi.  Bëhet me dije se arrestimi ka ndodhur teksa ajo ishte në zyrën e saj.

Ajo punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vore.  Mësohet se bëhet fjalë se bëhet fjalë për një çështje të nisur 3 vite më parë nga Prokuroria e Posaçme, lidhur me tjetërsimin e pronave kur ajo mbante pozicionin e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit.

Po ashtu raportohet se asaj i kanë sekuestruar edhe celularin, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për ndalimin e saj.  Rajmonda Dashit në momentin e arrestimit i është sekuestruar edhe telefoni, deri më tani, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga autoritetet për ndalimin e saj. Ajo u shkarkua në fund të vitit 2021, 3 muaj pasi mori postin drejtues në Kadastrën e Durrësit.