Skip to content
Të Gjitha

Pensionistët mbushin parqet dhe rrugët: More fasha për të moshuarit, të paktën 2-3 herë në javë

· 2 min lexim

Pensionistët i janë gëzuar liridaljes së përcaktuar nga qeveria për ta deri në orën 11:00.

Që nga izolimi kjo është hera e dytë që ata kanë dalë, duke mbushur parqet dhe rrugët e qyteteve.

Në prononcimet për “Balkanweb”, të moshuarit në Tiranë kanë kërkuar që leja e daljes të dyfishohet, pasi izolimin e kanë të vështirë ta përballojnë.

 “Kjo e lëvizjes të ishte të paktën 2 herë në javë. More fasha për të moshuarit, nuk është e mjaftueshme”, thotë një i moshuar.

Bashkëshortja e tij thotë se kjo periudhë ka qenë shumë e keqe për ta.

Deri tani i kryejmë vetë shërbimet. Vajzën e kemi afër, kujdeset për ne. Sot mora shkopin se kjo periudhë na ka bërë shumë keq. Të frikësuar nuk jemi, sepse mosha sa të jemi të jemi”, shprehet e moshuara.

Një tjetër pensioniste ankohet se ky orar nuk është i mjaftueshëm dhe duhet të ishte të paktën 2-3 herë në javë.

“Nuk është i mjaftueshëm ky orar. Duke ndenjur të mbyllur në shtëpi ndihemi si të këputur. Të ishte të paktën 2-3 herë në javë”, shprehet një tjetër pensioniste.

Ditën e nesërme ndërkohë, pensionistët do t’ja lënë vendin nënave me fëmijë deri në moshën 10 vjeç.