Skip to content
Aktualitet

PD me 153 kandidatë në zgjedhje, vjen reagimi i parë nga opozita

· 2 min lexim

Kolegji zgjedhor ka pranuar padinë e PS për kandidatët shtesë të PD. Kështu ajo ka vendosur shfuqizimin e KAS dhe ka lënë në fuqi vendimin e  komisionerit. Në këtë mënyrë hiqen kandidatët shtesë dhe lihet në fuqi vetëm lista me 153 kandidatë të PD.

PD kishte paraqitur dokumentacionin me 222 kandidatë në listë, por që u hodh poshtë nga KQZ, duke miratuar vetëm  153 kandidatë.

Lidhur me këtë vendim, i pari reagim që vjen nga Partia Demokratike është e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso.

Në një deklaratë për media, Kaso tha se vendimi i sotëm i komisionit Zgjedhor nuk është në përputhje me ligjin elektoral. Pavarësisht kundërshtimin, Kaso deklaroi se PD e ka pranuar  dhe se do të vijojë në zgjedhje me 153 deputetë.

Reagimi:

Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.

Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend.

Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë.