Skip to content
Politikë

Pas videos erotike në zyrë, SPAK komunikon akuzën për Safet Gjicin

· 1 min lexim

Prokuroria e Posaçme ka komunikuar akuzën ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

SPAK ka dërguar sot për gjykim ndaj Gjicit për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor”, ndërsa për Kaçin rëndon akuza për “korrupsion aktiv”.

Pasi videoja erotike brenda zyrës së e Ish-kryebashkiakut të Kukësit u bë virale në rrjet, më 16 qershor, policia ndaloi Alma Kaçin dhe arrestoi më 24 qershor me urdhër të SPAK Gjicin.

Kujtojmë se fillimisht Safet Gjici u hetua për shpërdorim detyre dhe më pas pas publikimit të plotë të videos, ku Alma kërkonte tender në bashki, ai u akuzua edhe për korrupsion.