Skip to content
Të Gjitha

Pas takimit me Bashën, flet Soreca: “Nesër ditë e rëndësishme”

· 2 min lexim

Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha duke iu referuar protestës se opozitës tek parlamenti, ambasadori i BE, Luigi Soreca ka thënë për gazetarët se nesër është një ditë e rëndësishme dhe ndërkombëtarët presin të mos ketë akte dhunë.

“Fola me të dyja palët dhe u thashë kushtin që ka qartësuar BE. Fola me Bashën dhe theksova rëndësinë e dialogut. Mendoj se nesër është një ditë e rëndësishme ne presim të mos ketë akte dhune dhe të ndiqen proceset demokratike”- është shprehur Luigi Soreca.

Takimi mes ambasadorëve dhe Bashës ka ardhur pas vendimit për djegien e mandateve nga opozita. Sot në orën 17:00 PD ka thirrur Këshillin Kombëtar, i cili do të jetë organi përfundimtar që do të vendosë për lënien ose jo të mandateve.

Ditën e djeshme PD mblodhi Kryesinë e cila zgjati rreth 2 orë. Pas mbledhjes së kryesisë, Basha foli për mediat, ku njoftoi se Kryesia ka vendosur djegien e mandateve.

“Mbledhja e Kryesisë së PD sapo përfundoi me votë unaime u miratua vendimi për djegie mandatesh”, tha Basha.

Kryedemokrati Basha shtoi se djegia e mandateve nuk është një qëllim në vetvete, por fillimi i një sfide e cila synon të garantojë një qeveri për njerëzit, e jo për krimin.