Skip to content
Të Gjitha

Parkimi rrit të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, ja vendi që zë në buxhet

· 1 min lexim

Të gjesh një vend parkimi në Tiranë është bërë shumë e vështirë.

Edhe nëse e gjen, duhet të paguash 100 lekë/h.

Për një të punësuar kjo tarifë është shumë e lartë, pasi duhet të paguajë 800 lekë në ditë vetëm për parkimin.

Që prej 2016-ës, të ardhurat nga tarifa e parkimit janë rritur ndjeshëm, shkruan “Monitor”.

Për 2020-ën, parkimi pritet të jetë zëri i pestë që do të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e bashkisë, pas taksës së ndikimit në infrastrukturë (29%), tatimit mbi pronën (18%), tarifa e pastrimit (15%), taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore (6%).

Tarifa e parkimit të automjeteve pritet të sigurojë 4% të të ardhurave të bashkisë.

Territori i Bashkisë së Tiranës, është i ndarë në zona tarifore sipas tipologjive, me qëllim vendosjen dhe vjeljen e tarifës së shërbimit të parkimit publik me pagesë, mbështetur në karakteristikat funksionale.

“Tirana parking” është struktura e specializuar për mbledhjen e tarifës së parkimit, sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të datës 11.11.2016.

Në planet e bashkisë për vitet e ardhshme është rritja e kapacitetit të parkimit në qytet dhe përdorimi efiçent i hapësirave ekzistuese.