Skip to content
Të Gjitha

Parashikimi meteorologjik/ Si do të jetë moti për ditën e premte, 4 dhjetor

· 1 min lexim

Vendi ynë po ndikohet nga kalimi i një fronti atmosferik i cili në orët e ardhshme do të sjellë përgjithësisht mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar.

Kjo situatë, do të vijojë sërish ditën e nesërme me mot kryesisht të vranët deri në mesditë dhe më tej intervale kthjellimi, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshjet e shiut parashikohen të herëpasherëshme me intensitet të ulët, ndërsa në Veriperëndim e Jug me intensitet deri mesatar. Në mesditë reshjet do të bëhen më lokale.

Në majat e maleve do të ketë edhe reshje të dobëta dëbore të shoqëruara dhe me mjegull e mjegullinë.

Era, sërish do të jetë e vrullshme në të gjithë bregdetin me drejtim kryesor Juglindjen. Valëzimi në dete parashikohet të jetë i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

Zonat malore -1°C deri në 4°C

Zonat e ulëta 8°C deri në 17°C

Zonat bregdetare 9°C deri në 18

/GazetaReforma.com/