Skip to content
Aktualitet

Paralajmëron Yuri Kim: SHBA do të ndërmarrë më shumë hapa për të luftuar korrupsionin

· 2 min lexim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka paralajmëruar për luftën që SHBA-të i kanë shpallur korrupsionit. Në një postim në Twitter Kim shkruan se presidenti Biden ka vendosur sot luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor të qeverisë kombëtare të SHBA. Kjo është edhe arsyeja se pse qeveria e SHBA do të ndërmarrë më shumë hapa që t kërkojë llogari ndaj individëve të korruptuar apo organizatave kriminale transnacionale. Ndër hapat që do të ndërmerren është forcimi i sanksioneve anti-korrupsion të synuara, forcimi i zbatimit të ligjit dhe rritja e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat organet shtetarore e aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.

Postimi i plotë i ambasadores Yuri Kim në Twitter:

“Presidenti Biden vendosi sot zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Prandaj, qeveria e SH.B.A.-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale transnacionale dhe të tjerëve. Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion të synuara; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies”, shkruan Kim.