Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Paralajmërimet e demokratëve/ Koha t’i vihet flaka sistemit

18:08 30/09/2024
Reading Time: 3 min lexim

Deputetët e opozitës folën për mediat pas mbylljes së seancës së sotme parlamentare dhe incidenteve që ndodhën gjatë kësaj seancë, brenda dhe jashtë sallës. Ata u shprehën se ajo që ndodhi sot është vetëm fillimi dhe se aksioni i opozitës do të vazhdojë. Deputeti i PD, Flamur Noka, që u përjashtua nga seanca plenare pas incidenteve në parlament, tha se Edi Rama i hapi luftë opozitës. Noka theksoi se pa qeveri teknike, PD nuk do të ndalet. Ai tha se Shqipëria do të nisë protestat e mëdha, duke filluar nga data 7 tetor.

Flamur Noka: Prej 3 vitesh i kanë vënë flakën demokracisë në Shqipëri. Edi Rama ka 3 vjet që i ka hapur luftë opozitës. Arrestoi Berishën, burgosi Belerin, burgosi Salianjin. Ne jemi të vendosur të mos ndalojmë, Edi Rama nuk mund të likuidojë opozitën, opozita sot është në ballë të aksionit. Çdo të hënë dhe çdo të enjte do të jetë kjo situatë. Zgjidhja është qeveria teknike. Rama kërcënon me burg këdo që denoncon lidhjet e maxhorancës me krimin. Edi Rama po vepron në mënyrë hakmarrëse. Ne do i dalim Zot demokracisë. Nuk ka kompromis me mafien dhe krimin e organizuar që është në parlament. Ne jemi në betejë, pa qeveri teknike, me narko-qeveri, Shqipëria nuk ka paqe.

Ndërkohë të njëjtën retorikë përsëriti edhe deputetja tjetër e PD, Dhurata Çupi. Ajo paralajmëroi se skenat që ndodhën sot në Parlament do të jenë prezentë në çdo seancë nga sot e tutje. Sipas saj ajo që ndodhi sot ne Parlament ka ardhur si përgjigje e opozitës kundrejt kryeministrit Edi Rama, i cili sipas saj “ka djegur Kushtetutën dhe ka shitur Shqipërinë”. “Këto pamje i ka detyruar Edi Rama, i cili ka djegur Kushteutën, ka shitur Shqipërinë. Nuk ka asnjë lloj normaliteti me Edi Ramën kryeministër. Do të na ketë përballë, këtë pamje do ta shikoni çdo të hënë dhe çdo të enjte”, u shpreh ajo.

Ina Zhupa u shpreh se shqiptarët do të jenë në rrugë në protestën e thirrur në datën 7 tetor, duke theksuar se “nëse nuk respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut këtij sistemi do t’i dalë flaka”. “Kur këto padrejtësi iu bëhen deputetëve të opozitës, tregon se shqiptarët sot kanë nevojë për mbrojtjen e opozitës. Shqiptarët do të jenë në rrugë në 7 tetor ora 18.00 që flaka do t’i dalë këtij sistemi nëse nuk respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut”, u shpreh ajo. Nga ana tjetër Luan Baçi u shpreh se Ervin Salianji do të vijojë fushatën për demokratët nga burgu.

Ai theksoi se kjo situatë ka nisur me arrestimin e Sali Berishës në fund të vitit 2023, ndërsa shtoi se në protestën e 7 tetorit “do të flasë sovrani”.

“Ata janë vandalët e korrupsionit. Na quajnë ne vandalë? Burgosën Ervin Salianjin. Salianji do ta vazhdojë fushatën edhe aty, bashkë me ne, ne nuk do të ndalojmë. Kjo ka filluar në 30 dhjetor 2023 me arrestimin e Sali Berishës. Që atë ditë duhet të kishim ndezur zjarr të gjithë vendin. Sot, arrestuan një deputet të PD, nënkryetarin e grupit parlamentar për fjalën e lirë, pse denoncoi një trafikant droge. Nga denoncimi i Ervin Salianjit trafikanti i drogës shkoi në burg në Romë me këmbët e tij. I vendosin emrin kallëzim të rremë, gjyqësor i Edi Ramës. Në 7 tetor do të flasë sovrani, nuk ka fjalime, do të flasin qytetarët” tha Baçi.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: deklarataincidentetopozitapdseanca

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Mal i Zi/ Kapen rreth 100 kg marijuanë në Tuz, erdhi nga Shqipëria

Mal i Zi/ Kapen rreth 100 kg marijuanë në Tuz, erdhi nga Shqipëria

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip