Skip to content
Kronikë

Para 2 vitesh vrau gruan dhe kunatën, ja çfarë vendosi Apeli për Gazmend Mustën

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi para 2 vitesh në Mallkastër, ku Gazmend Musta vrau  me thikë bashkëshorten e tij, Gentjana Çaushaj dhe motrën e kësaj të fundit, Merisa Çaushaj .

Gjykata e Apelit  në Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Gazmend Mustën, i akuzuar për vrasjen e gruas dhe kunatës së tij, ngjarje e ndodhur kjo në datën 2 janar 2019.

Musta do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm, ndërsa edhe vetë e ka pranuar krimin e rëndë që ka kryer.

Debati ka nisur gjate drekës së 2 janarit ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushi. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj. Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gamozin i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej. Fill pas sherrit, ai ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshotren, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ajo ka rënë pre e sulmit.

Gjatë seancave gjyqësore që vijojnë prej 2 vitesh, 34-vjeçari rezulton se nuk ka probleme mendore, ndërsa siç ka deklaruar edhe vetë, krimin e ka kryer pas debatit me bashkëshorten pasi kjo e fundit donte të shkonte te prindërit e saj. Ngjarja makabre ndodhi në sy të fëmijëve të mitur.