Skip to content
Bota

Papa Françesku me koronavirus? Reagon zëdhënësi për shtyp i Vatikanit

· 1 min lexim

Ditën e djeshme Papa Françesku anuloi të gjitha takimet e planifikuara në Romë, për shkak se nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore.

Menjëherë u ngritën dyshime se Papa mund të ishte infektuar me koronavirus, pasi të mërkurën në sheshin e Shën Pietrit, nuk ngurroi të përqafonte njerëzit me maska në fytyrë.

Drejtori për shtyp i Vatikanit ka njoftuar se Ati i Shenjtë dëshron të qëndrojë në mjediset e Domus Sanctae Marthae, për shkak të një ftohjeje të lehtë.

“Sot paradite Ati i Shenjtë, pasi kremtoi Meshën, vijoi, në Shën Martë, takimet e planifikuara, me përjashtim të audiencës me anëtarët e Grupit  Ndërkombëtar të Bioetikës dhe pjesëmarrësit në Kapitullin e Përgjithshëm  të Legjionarëve të Krishtit dhe të Asambleve të Përgjithshme të Rregulltareve dhe Laikëve të Regnum Christi”, është shprehur drejtori i sallës vatikanase të shtypit, Matteo Bruni.

Kujtojmë këtu se Papa nuk mori pjesë as në Liturgjinë në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, me klerin e dioqezës së Romës.