Skip to content
Të Gjitha

Panik në Durrës: Të shtëna me armë në lagjen 17

· 1 min lexim

Të shtëna armësh janë regjistruar pasditen e sotme në Durrës.

Një konflikt mes dy personave ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.

Burime nga “balkanweb” theksojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen 17-të, të Durrësit.

Policia e Durrësit bënë me dije se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë është bërë shoqërimi në polici i dy personave të përfshirë në konflikt, si dhe pritet të merren në pyetje edhe dëshmitarët okularë.

Në momentin që ka shkuar në vendngjarje policia ka gjetur edhe një gëzhojë.