Skip to content
Të Gjitha

Pandemia, ministrja e Financave Anila Denaj pozitive me Covid-19

· 1 min lexim

Koronavirusit nuk ka arritur që t’i shpëtojë dot as ministrja e  Financave, Anila Denaj.

Ministrja pas bërjes së testit, ka rezultuar pozitive me Covid-19, duke u detyruar kështu që të karantinohet.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ministrja nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Denaj ka shkruar ndër të tjera se aktualisht është karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.

Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale.

Ju uroj shëndet të plotë!/GazetaReforma.com/