Skip to content
Të Gjitha

Pamje të tmerrshme/ Kamionçina përplas gruan shtatzënë në Prishtinë

· 1 min lexim

Prishtina është duke kaluar në një situatë të vështirë, pasi një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes.

Duke ecur në një nga rrugët e kryeqytetit, një 22-vjeçare shtatzënë është përplasur nga një kamionçinë që ka humbur kontrollin duke marrë kthesën.

Aksidenti i frikshëm është filmuar nga një kamera sigurie, që tregon momentet se si kamionçina përplas gruan që ishte shtatzënë.

T.H u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet në terapi intensive.

Edhe pse goditja ka qenë e rëndë, mjekët kanë dhënë shpresa të mira për gruan dhe foshnjën që mban në bark.