Skip to content
Të Gjitha

Paketa “Anti-shpifje”/ Reagon Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve : “Goditje e stërmadhe ndaj lirisë së shprehjes”

· 2 min lexim

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka reaguar lidhur me ligjin e “Anti-shpifjes”.

Me anë të një deklaratë për mediat, organizata e cilëson këtë ligj si një goditje të stërmadhe ndaj lirisë së shprehjes.

Ajo i ka bërë thirrje Presidentit, Ilir Meta, të mos e dekretojë ligjin.

Pjesë nga deklarata :

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta duhet të hedhë poshtë legjislacionin e propozuar që mund të kufizojë faqet e internetit dhe të mbysë shtypin e lirë.

Ligji i kërkon faqeve të internetit të regjistrohen në një organ të qeverisë dhe mund të fuqizojë rregullatorin e medias së vendit që të dëgjojë ankesa mbi faqet e lajmeve, të kërkojë tërheqje të lajmeve, të imponojë gjovba deri në 1 milionë lekë, të bllokojë faqet e internetit të huaja.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta duhet t’i shohë ligjet e propozuara të medias për ato që ata janë: një goditje e stëmadhe për lirinë e medias.

Meta duhet t’i hedhë poshtë këto propozime dhe të sigurohet që çdo ligj mediaje në të ardhmen i propozuar nga qeveria të marrë parasysh shqetësimet dhe rekomandimet e grupimeve vendëse përfaqësuese të gazetarëve dhe të të drejtave të njeriut”.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, CPJ,është themeluar në vitin 1981.

Ajo është një nga organizatat më të rëndësishme në botë për lirinë e fjalës, e njohur në Shqipëri mes të tjerash për shpalljen e ish-kryeministrit, Sali Berisa, si një nga dhjetë armiqtë më të mëdhenj të gazetarëve në botë në vitin 1997.