Skip to content
Të Gjitha

Opozita po organizon protestën/ Basha në Bruksel takon kryetaren e CDU, i shpreh mirënjohje për mbështetjen

· 1 min lexim

Ndërkohë që ditën e nesërme është paralajmëruar protestë para Parlamentit, kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në Bruksel për një takim të rëndësishëm.

Basha ka qenë i pranishëm në takimin me përfaqësuesit e lartë të Partisë Popullore Evropiane dhe këtë e ka bërë publike përmes jjë postimi në rrjetin e tij social, Facebook.

Basha ka shkruar se ka arritur të zhvillojë një takim me rëndësi me kryetaren e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, ku edhe i ka shprehur mirënjohje për partinë simotër për mbështetjen.

Sipas kryedemokratit CDU e ka mbështetur PD-në në hartimin e programit ekonomik dhe modernizimin e partisë.

Statusi i plotë i Bashës:

Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e  programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD.