Skip to content
Të Gjitha

Opozita i proteston poshtë dritares, ku do të jetë Rama gjatë orës 18:00?!

· 1 min lexim

Pasi opozita dhe Policia e Shtetit ka marrë gjithë masat për protestën e sotme në orën 18:00, kryeministri Rama duket se përsëri do “sabotojë” kryeministrinë.

Bëhet e ditur pas Samitit në Kroaci, Rama do të niset për një tjetër vizitë zyrtare jashtë vendit, por ende nuk bëhet e ditur se ku do të jetë vizita.

Tashmë janë marrë masat e duhura të sigurisë për mbarëvajtjen e protestës e njëkohësisht për të parandaluar çdo tentantivë për të pasur dhunë.

Protestat e opozitës kanë nisur ashtu siç është premtuar, direkt pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, ku deri më tani protesta e sotme shënon të tretën në radhë si protestë e madhe, ndërkohë që tetë të tilla janë zhvilluar para Parlamentit.