Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Operacioni ndërkombëtar ‘Tornado’: 21 të arrestuar në luftën ndaj trafikut të drogës

13:40 25/09/2024
Reading Time: 1 min lexim

Një mega operacion po zhvillohet sot kundër kundër trafikut të drogës po zhvillohet sot (25 Shtator) nga policia italiane dhe Guardia di Finanza e Brescia. Aksioni po zhvillohet edhe në Tiranë gjithashtu, sipas raportimeve nga mediat vendase, që i referohen autoriteteve ligjzbatuese. Deri tani ka 21 persona të arrestuar dhe janë lëshuar 61 urdhër-arresti që po ekzekutohen njëkohësisht në të katërta shtetet. Mes të ndaluarve ka edhe shtetas shqiptarë të dyshuar, teksa autoriteteve u janë dashur 4 vite hetime.

Operacioni i quajtur “Tornado” po realizohet kundër një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës me bazë në Shqipëri e me shtrirje në Itali, Zvicër e Poloni. Operacioni që po koordinohet nga Europol, është rezultat i hetimeve 4-vjecare që kanë shfrytëzuar dhe zbërthimin e bisedave në “Sky ECC”. Mes të arrestuarve është edhe Vincenzo Bruno, me lidhje të dyshuara me Sacra Corona Unita në zonën e Brindisit. Bashkë me të edhe arkëtari i klanit të cilit iu sekuestruan gati një milion euro cash. Sipas hetimeve, ata ishin në kontakt me drejtuesit e organizatës me qendër në Shqipëri dhe që shiste kokainë e cila më pas importohej në Itali nga Holanda dhe Spanja. Mësohet se në kuadër të kësaj organizate u bashkuan dy grupe të ndryshme: një italo-kinez dhe një shqiptar. Ky i fundit menaxhonte drogën dhe i pari pastronte paratë. Grupi dyshohet se ka pastruar fitime të paligjshme përmes një sistemi të “faturave për operacione inekzistente” për mbi 375 milionë euro, ndërsa sot janë sekuestruar asete me vlerë mbi 60 milionë euro. Ende nuk ka informacion zyrtar se sa persona janë arrestuar nga policia shqiptare. Detaje priten në orët në vijim.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Avokat Mëngjesi rregullon marrëdhëniet me Nanon, gjykata nuk ndryshon vendimin

Avokat Mëngjesi rregullon marrëdhëniet me Nanon, gjykata nuk ndryshon vendimin

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip