Skip to content
Showbiz

Olta Gixhari bëhet nënë për herë të parë (Foto)

· 1 min lexim

Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari është bërë nënë për herë të parë.

Ajo së bashku me partnerin e saj mirëpritën në jetë djalin e tyre pasditen e së premtes.

Lajmi u dha nga vetë aktorja në një postim në rrjetet sociale. Ajo postoi foton e një buqete me trëndafila të bardhë dhe në përshkrimin e fotos shkroi: 21/08/2020.

Një ditë para lindjes së bebit, Olta Gixhari postoi një foto teksa përgatiste valixhen e maternitetit me rrobat e djalit.

Ajo u shpreh se kjo ishte valixhja më e bukur që kishte përgatitur ndonjëherë. Ndërsa shtoi se mezi po priste që të mbante në krahë të voglin e saj.

“Kurrë më parë valixhe më te bukur nuk kam përgatitur! Mezi presim të t’kemi në krahët tonë i vogli jonë💙Mami dhe babi tashmë janë çmendur për ty,“- shkroi Olta Gixhari, krahas fotos.