Skip to content
Aktualitet

OFL u hedh “grepin” 4 kriminelëve në Tiranë, i dërgon formularin ‘kokës’ së laboratorit të Xibrakës (EMRAT)

· 2 min lexim

Operacioni Forca e Ligjit (OFL),  u ka dërguar ditën e sotme formularin e deklarimit të pasurisë 4 të dënuarve për vjedhje, vrasje, prodhim e shitje narkotikësh si dhe për grup të strukturuar kriminal.

Bëhet me dije se formulari i ka shkuar shtetasve, Genci Xhixha, Ergest Zhupani, Sulejman Sinës dhe Altin Çelës.

Altin Çela banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Sulejman Sina banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Genci Xhixha, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

Xhixha është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare si personi që ka financuar dhe siguruar lëndën e kokainës, e cila vinte nga Kuba dhe përpunohej në laboratorin e Xibrakës, në Elbasan. Ai njihet si kreu i grupit të Xibrakës.

Ergest Zhupani banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

28-vjeçari Ergest Zhupani në 21 shkurt 2016 ekzekutoi me thikë shokun e tij Arenc Liço, dhe mbi të rëndon akuza e “Vrasjes me dashje”.

Sherri me thika në një lokal bastesh në zonën e Shkozës, ku mbeti i vdekur 39-vjeçari Arenc Liço, nisi vetëm si një konfikt momental për arsyen se viktima nuk e kishte ftuar në ditëlindje autorin e krimit.