Skip to content
Të Gjitha

Ofendoi shqiptarët, gazetari i rezervon surprizën e pakëndshme kryeministres serbe

· 1 min lexim

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ishte e pranishme ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut për një vizitë zyrtare.

Ajo është përballur me një surprizë të pakëndshme të rezervuar nga gazetari shqiptar, Furkan Saliu, shkruan Balkanweb.

Ky i fundit kishte veshur një bluzë me figurat më të njohura shqiptare, ku mbi të shkruhej: “Praktikisht sapo kemi dalë nga pylli”.

Diçitura ishte një kundërpërgjigje ndaj deklaratës fyese të Brnabiç për liderët e Kosovës, të cilët i quajti njerëz të zbritur nga mali.

Deklarata asokohe solli reagime të forta në të gjitha trojet shqipfolëse.

Në bluzen e gazetarit shqiptar ishin stampuar fotot e Nënë Terezës, Rita Orës, Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Luan Krasniqit, Bebe Rexhës, Jim Belushit dhe disa figurave të njohura me origjinë shqiptare.