Skip to content
Të Gjitha

“Nxirr një dekret dhe shtyje atë tërmet”! Spiropali ironizon keq presidentin Meta

· 2 min lexim

Ditën e djeshme, presidenti Ilir Meta shprehu shqetësimin e tij për paralajmërimin e sizmologut grek se Shqipëria mund të lëkundet nga një tërmet i fortë.

Në këtë mënyrë Meta i dërgoi letër kryeministrit Rama, ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka ku i kërkon llogari qeverisë për masat e marra.

Ditën e sotme, ajo që ka reaguar lidhur me shqetësimin e Metës, është Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Nëpërmjet një postimi ironik, në rrjetin social Twitter, Spiropali i kërkon Metës që të nxjerrë një dekret e ta shtyjë këtë tërmet, se i la njerëzit pa gjumë. Spiropali ironizon më tej duke shtuar se Meta në këtë mënyrë u bë parashikuesi i parë në botën e tërmetit.

“Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyje atë tërmet se na le pa gjumë’.Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit”, shkruan Spiropali.