Skip to content
Të Gjitha

 “Nuk donte ta lëndonte rivalin në sy të prindërve”, gjesti prej kampioni i Khabib (VIDEO)

· 2 min lexim

Kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov vetëm pak ditë më parë mposhti në ndeshjen në ringun kafaz rivalin e tij, Justin Gaethje, duke e mbyllur karrierën e tij me 29 fitore si një legjendë e pamposhtur në këtë disiplinë sportive.

Luftëtari nga Dagestani, përveçse një sportist model,si dhe besimtar i devotshëm islam,  tregoi edhe njëherë se është një njeri i madh.

Një prej pjesëtarëve të ekipit të tij, Danie Cormier, zbuloi edhe një detaj interesant për kampionin e UFC-së, duke e bërë Nurmagomedovin edhe më të dashur në sy të fansave të tij.

“Khabib më tha se kishte dëgjuar rivalin të thoshte se nuk do të dorëzohej nëse e kapte.

Kur e Khabib e mbërtheu , vendosi të bënte ‘triangle choke’ dhe ta vinte në gjumë, pasi nuk donte ta lëndonte para prindërve të tij dhe pikërisht për këtë arsye e vuri në gjumë.

Nuk donte t’ia thyente krahun dhe ta lëndonte para prindërve të tij, pasi nëse e kapte dhe Justin nuk dorëzohej, do të ishte i detyruar. Kështu që bëri lëvizjen e preferuar të babait të tij dhe e vuri në gjumë. Ua premtoj se ai ma tha diçka të tillë, quajeni të çmendur ose  jo”, ka zbuluar Daniel Cormier./GazetaReforma.com/