Skip to content
Bota

Njihen zyrtarisht vetitë mjekësore të tij, OKB heq kanabisin nga lista e substancave narkotike

· 1 min lexim

Komisioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Narkotikët, ka bërë me dije se ka miratuar zyrtarisht heqjen e canabis sattivas nga lista e substancave narkotike.

Gjatë mbledhjes në Vjenë, komisioni i përbërë nga vendet anëtare të organit ekzekutiv për politikën e drogës, votoi pro heqjes së kanabisit nga lista e  substancave narkotike.

Komisioni me 53 anëtarë miratoi ndryshimin në një votim të ngushtë, me 27 pro, 25 kundër dhe me 1 abstenim.

Federata ruse ishte një kundërshtare e zëshme e lëvizjes, duke e quajtur kanabisin “droga më e abuzuar në të gjithë botën”.

Kanabisi mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit, sklerozës, epilepsisë dhe madje edhe në lehtësimin e dhimbjeve të kancerit.

Komiteti i OBSH vuri në dukje se kanabisi mund të ketë efekte anësore dhe të shkaktojë varësi, por gjithashtu përmendi përfitimet e ilaçit në zvogëlimin e dhimbjes, si dhe lehtësimin e simptomave të gjendjeve mjekësore të tilla si anoreksia, epilepsia dhe skleroza e shumëfishtë. Po ashtu Komiteti vuri në dukje se kanabisi nuk shoqërohet me një rrezik domethënës të vdekjes./GazetaReforma.com/