Skip to content
Të Gjitha

Njëzëri me PD, LSI sulm Qeverisë pas raportit nga OSBE/ODIHR

· 1 min lexim

Pas Partisë Demokratike edhe Lëvizja Socialiste për Integrim sulmoi Qeverinë, në lidhje me raportin e OSBE/ODIHR, për zgjedhjet e fundit lokale.

Nënkryetari Petrit Vasili, tha se ky raport është vula e votimeve më të turpshme dhe faqja më e zezë e shkruar ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.

“Raporti i OSBE është autopsia e kufomës-shtet që krijoi Edi Rama.

Ky raport është vula e votimeve më të turpshme dhe faqja më e zezë e shkruar ndonjëherë në Shqipëri.

Zgjedhjet e 30 Qershorit ishin të paligjshme, antikushtetuese dhe në kundërshtim me dekretin e Presidentit” u shpreh Petrit Vasili.