Skip to content
Të Gjitha

“Një vrimë e ftohtë për artistët e publikun”, Rama: Teatri i skenës shqiptare do të hyjë në Europë me dinjitet

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetin social “Facebook” në lidhje me Teatrin e ri Kombëtar.

Krahas postimit të tij, Rama ka bashkangjitur edhe një video, ku shkruan se Teatri i Ri do të bëhet pjesë e famës botërore.

Ai shprehet se me këtë vizion të ri do t’i rikthehet dinjiteti dhe të ftuarit e munguar për shkak të kushteve  të vështira.

Rama e ka cilësuar Teatrin e vjetër Kombëtar, një vrimë të ftohtë për artistët dhe publikun, ndaj kryeministri bën një paralelizëm midis teatrit të vjetër dhe teatrit të ri që do të ndërtohet.

Statusi i kryeministrit Rama:

MIRËMËNGJES

Me këtë provë shembullore të vizionit e ambicies sonë për institucionet kombëtare të artit e të kulturës në Shqipërinë e shekullit XXI, ku shihet fare qartë edhe dallimi i madh mes dy botëve që u përplasën për Teatrin e Ri Kombëtar…

Teatri i Operas e Baletit të Shqipërisë që ka nxjerrë yje me famë botërore, sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja dhe skena me sallën e saj nuk është më një vrimë e ftohtë për artistët dhe publikun, po një vatër kënaqësie për krijuesit dhe dashamirët e atij teatri.

Nesër, do të hyjë po kështu në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s’e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157816276756523