Skip to content
Të Gjitha

Një person humbi jetën nga shpërthimi i transformatorit, arrestohet 36-vjeçari

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në autorstradën Tiranë-Durrës.

Një transformator i tensionit të lartë shpërtheu, ku si pasojë mbetën të plagosur 3 persona. Njëri prej tyre humbi jetën në Spitalin e Traumës nga plagët e rënda.

Gjergj Sula ishte personi i cili humbi jetën, ndërsa Fahri dhe Sari Sollaku mbetën të plagosur. Ende nuk dihet se si është gjendja e tyre sot.

Mësohet se policia ka arrestuar nje person lidhur me ngjarjen. Dyshohet se 36-vjeçari R. D., është arrestuar për shkelje në rregullave të mbrojtjes në punë.