Skip to content
Të Gjitha

Një hap para drejt BKH, SHBA dhuron pesë “makina të së vërtetës”

· 1 min lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan Ministrisë së Brendshme pesë paketa të kontrollit poligraf.

Pajisjet do të të përdoren nga poligrafë të SHBA-ve, të cilët do të testojnë aplikantët për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Dhurimi i pajisjeve poligrafike është pjesë e një programi dhjetë javor, të financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit, për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës nëpërmjet Programit Ndërkombëtar të Ndohmës për Trajnime në Hetimet Penale.

Testi i poligrafisë përdoret në të gjithë botën, për të zbuluar të vërtetën dhe ka një marzh të vogël gabimi.

Ai bazohet në rrahjet e zemrës, djersitjen, uljen ose rritjen e temperaturës së trupit.

Personi që është duke u testuar zakonisht përgjigjet me “po” ose “jo”.

Drejtori i BKH do të zgjidhet nga Kryeprokurori i posaçëm i SPAK dhe dy prokurorë të posaçëm.

Ai do të zgjedhë më pas ekipet e hetuesve dhe do t’i drejtojë ato.

Hetuesve do t’u monitorohen llogaritë bankare dhe telefonatat, për t’u siguruar se nuk kanë ndikime të jashtme, apo lidhje me persona të papërshtatshëm.