Skip to content
Aktualitet

Një ditë para dëgjesës në Komisionin e Ekonomisë për rritjen e çmimit të miellit, kryetarja e AK-së dyshohet me Covid

· 2 min lexim

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë është shtyrë për një datë të pacaktuar. Shkak për këtë është bërë gjendja shëndetësore e Kryetares së Komisionit të Konkurrencës, Juliana Latifi. Kjo e fundit dyshohet të jetë e infektuar me Covid-19 dhe i është kërkuar të karantinohet.

Mbledhja ishte parashikuar për ditën e nesërme në orën 09:00 dhe Partia Demokratike kishte kërkuar dëgjesë me Autoritetin e Konkurrencës, për s ai përket rritjes së papritur të çmimit të miellit dhe mungesën e veprimit nga AK.

Njoftimi i plotë:

Pershendetje.

Ne lidhje me mbledhjen e Komisionit per Ekonomine dhe financat, e njoftuar per tu zhvilluar diten e neserme, date 13.10.2021, ne oren 09:00, ju bej me dije se nga ana e perfaqesuesve te Autoritetit te Konkurrences jemi njoftuar per pamundesine e Kryetares znj. Juliana Latifi per te marr pjese ne kete seance degjimore per arsye shednetesore dhe per keto arsye eshte kerkuar shtyrja ne nje date tjeter e seacnes degjimore.

Shtyrja e kesaj mbledhje eshte kerkuar e ndikuar nga gjendja shendetesore e Kryetares se Komisionit te Konkurrences, Znj. Juliana Latifi e cila ne baze te nje raporti nga mjeku i familjes, dyshohet e infektuar me COVID-19 dhe per pasoj i eshte kerkuar te karantinohet.

Raporti i leshuar nga mjeku i familjes ju eshte derguar ne e-mail tuaja zyrtare.