Skip to content
Të Gjitha

Një banesë përfshihet nga flakët, digjen një sasi e konsiderueshme parash

· 1 min lexim

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Turan të Tepelenës.

Fatmirësisht, në momentin e zjarrin nuk ka pasur asnjë person brenda.

Banesa e djegur i përket shtetasit Sifi Muça.

Dhoma e gjumit ka pësuar dëme më të mëdha, ku siç mësohet janë djegur edhe 200 mijë lekë të reja që ndodheshin në dhomë.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet që zjarri të ketë rënë aksidentalisht.

Zjarrfiksja dhe policia ndodhen në vendngjarje për hetimin e plotë të shkaqeve.