Skip to content
Aktualitet

Nis mbledhja e përbashkët e dy qeverive, ja slogani që tërhoqi vëmendjen (DETAJE)

· 1 min lexim

Sipas agjendës zyrtare dhe protokollare, ka nisur mbledhja e radhës e përbashkët mes dy qeverive, asaj kosovare dhe shqiptare.

Pas ceremonisë së mirëseardhjes, takimi në Pallatin e Kongreseve ka filluar dhe kryeministri Rama ka qenë i pari që ka hapur mbledhjen.

Ajo që ra në sy është slogani i veçantë i kësaj mbledhje të përbashkët, ku në mes të një tryeze të rrumbullakët është shkruar logoja “ Bashkë pa kufi në një rajon pa kufij”

Kujtojmë se që prej mbledhjes së fundit të përbashkët në Pejë, shumica e marrëveshjeve të nënshkruara janë në proces zbatimi.

Sipas agjendës, marrëveshja e parë është dogana e përbashkët e dy vendeve në Durrës, duke  shndërruar Portin e Durrësit në një port ‘de facto’ dhe të Kosovës, duke u kthyer në një port strategjik rajonal.

Gjithashtu edhe marrëveshjen për hidrocentralin për Kosovën dhe linjën hekurudhore që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë.

Po ashtu edhe hapja e pikave të pëbashkëta kufitare, sipas parimit një ndalesë një kontroll./GazetaReforma.com/