Skip to content
Kronikë

Ngjarje tronditëse në Librazhd, burri vret gruan me sëpatë e më pas var veten

· 2 min lexim

Një tjetër ngjarje  e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ndërsa një grua ka mbetur viktimë e bashkëshortit të saj në Librazhd. Mëësohet se 56-vjeçari Qemal Bici ka vrarë bashkëshorten e tij me sëpatë në fshatin Dragostunjë e më pas ka varur veten në pemë. Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të krimit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Librazhd/ Informacion paraprak

Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta  dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.

Grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë  ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes

 

Në 24 orët e fundit vendi tronditet sërish nga krimi në familje, pasi një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Fabian Vuka vrau motrën e tij, Diana Vuka me armë zjarri ndërsa dyshohet se viktima ishte në banesë e pajetë prej të paktën tre ditësh. Autori i krimit dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit, ndërsa njihej si një person i alkoolizuar.