Skip to content
Të Gjitha

Ngjarje tragjike në Durrës, 28-vjeçari gjendet i vetëvarur në banesë

· 1 min lexim

DURRËS

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës.

Një i ri vetëm 28 vjeç është vetëvarur në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve zyrtare të uniformave blu, rreth orës 11:41, është gjetur i vetëvarur në banesë shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur të gjithë dinamikën e asaj që ka ndodhur.

Ende nuk dihen arsyet përse 28-vjeçari ka ndërmarrë aktin e rëndë ekstrem.

Kujtojmë se një ngjarje e ngjashme dramatike ndodhi pak ditë në Tiranë, ku një 29-vjeçar i quajtur Xhino Koça nga Durrësi, që ishte diagnostikuar me koronavirus, u vetëhodh nga kati i tretë i Sanatoriumit.

Rastet e tjera të ngjashme ngrenë edhe njëherë alarmin për këtë fenomen negativ në shoqërinë shqiptare, atë të vetëflijimit.