Skip to content
Të Gjitha

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ 29-vjeçari me koronavirus hidhet nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit’”, ndërron jetë

· 1 min lexim

TIRANË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Tiranë.

Sipas të dhënave policore, bëhet me dije se është hedhur nga ambjentet e një spitali, ku ishte shtruar për kurim, shtetasi XH.K 29 vjeç.

I riu, për pasojë ka humbur jetën. 29-vjeçari ishte i infektuar me Covid-19.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Koronavirusi është shndërruar në një problem shqetësues për shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm.

Pas një mbyllje të parë, duket se Covid-19 është kthyer në një problem të madh sërish, ndërsa thuajse përditë raportohen vdekje të reja nga ky virus.

Muaji gusht është shndërruar thuajse në një makth, pasi rastet e të prekurve me koronavirus janë shtuar, sikundër edhe të viktimave.